Lajm i mirë/ Në Tiranë vijnë në jetë trinjakë

Lajm i mirë/ Në Tiranë vijnë në…

Përpos vrasjeve, aksidenteve, rasteve me koronavirus, nga Shqipëria vijnë edhe lajme të mira.

Sot trinjakë kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Një gëzim i madh për familjen dhe për stafin mjekësor që i ka shërbyer me përkushtim të porsalindurve në terapinë intensive dhe tashmë gëzojnë shëndet.

Familja e re nga Tirana ka përfituar edhe bonusin e bebes prej 3,6 milion lekë për trinjakët”, shkruan Manastirliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit