Lajm i mirë: Nënë Telia gjendet shëndoshë e mirë dhe ribashkohet me familjen falë publikimit në JOQ

Lajm i mirë: Nënë Telia gjendet shëndoshë…

Një lajm i gëzueshëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Familjarët e nënës 75-vjeçare nga Elbasani, Telie Drazhi, kanë konfirmuar se ajo është gjetur shëndoshë e mirë vetëm pak orë pas publikimit të lajmit nga JOQ Albania.

E moshuara është kthyer tashmë në shtëpi pranë familjes së saj.

Pak orë më parë, JOQ Albania publikoi apelin e familjarëve, të cilët kishin humbur kontaktet me nënë Telien. Ajo ishte parë për herë të fundit në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Fatmirësisht, gjithçka përfundoi me sukses dhe nënë Telia është tashmë rikthyer në gjirin e familjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit