
Tashmë nuk ka më dilema, nga 1 janari i vitit të ardhshëm shqiptarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Votimi për heqjen e vizave bëhet sot dhe mësohet se vendet e BE kanë rënë dakord. Ndërkohë, nesër më datë 19 prill do të bëhet nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe ka gjasë që të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për shtyp.
Ky është një hap madh për shtetin e Kosovës, që e ndihmon atë edhe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.