Lajm i mirë nga Infektivi, një tjetër grua fiton betejën me COVID-19

Lajm i mirë nga Infektivi, një tjetër…

Një lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv ku trajtohen të sëmurët me koronavirus. ‘BalkanWeb’ mëson se një grua ka lënë spitalin, pasi ajo fitoi betejën me COVID-19.

Burime nga spitali thonë se me herët është dërguar me autoambulancë një tjetër grua e shëruar nga Shkodra, ndërsa pritet që po sot të shkojë në banesë edhe një tjetër paciente nga Durrësi.

Kujtojmë se në vendin tonë janë zbuluar 832 raste me koronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit