Lajm i mirë nga Kosova, vetëm një rast me Covid-19 në 24 orë

Lajm i mirë nga Kosova, vetëm një…

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar vetëm 1 rast të ri me Covid-19 dhe 87 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë)”, thuhet në njoftim.

Përgjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 220 teste për këtë virus.

Me të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 856 persona të infektuar, 490 të shëruar dhe 26 viktima nga Covid-19.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit