Lajm i mirë: Pas publikimit në JOQ, gjendet shëndoshë e mirë 68-vjeçarja me demencë, falë një familjeje të mrekullueshme

Lajm i mirë: Pas publikimit në JOQ,…

Një lajm i mirë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku bëhet me dije se është gjetur shëndoshë e mirë 68-vjeçarja Fiqirete Belba, e cila vuante nga demenca dhe ishte raportuar e humbur që prej mëngjesit të sotëm.

Pas orësh të tëra ankthi dhe kërkimesh, ajo u gjet falë një familjeje të mrekullueshme që e kishte takuar në fshatin Prush. Familja në fjalë e mbajti zonjën Fiqirete në banesën e tyre deri në momentin që të afërmit arritën për ta marrë pranë.

E afërmja e Fiqiretes ka dërguar një mesazh falenderues dhe shumë të ndjerë në redaksinë tonë:

“Përshëndetje JOQ, faleminderit për ndihmën tuaj. E gjetëm më në fund në Prush. Falenderojmë nga zemra familjen që na njoftoi dhe e mbajti sa erdhëm ne. Njerëz me zemër të madhe dhe të bardhë 🙏🏻 Faleminderit kujtdo që dha ndihmën e tij, në veçanti ju, se me ndihmën tuaj arritëm ta gjenim. Falenderojmë shumë ju dhe familjen që e gjeti, falë jush u bashkuam 🙏🏻”

Ky është një lajm i gëzueshëm që tregon se mirësia dhe solidariteti mes njerëzve mbeten vlera të forta, të cilat në momente të vështira bëjnë diferencën dhe rikthejnë shpresën.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit