Lajm i mirë për ata që kanë marrë gjobë për kalim të afatit të qëndrimit në Greqi

Lajm i mirë për ata që kanë…

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar të gjithë personat që kanë marrë gjobë nga autoritetet greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi , që tashmë ata mund të kërkojnë rimbursimin e tyre.

Kryeministri shqiptar falënderoi homologun Mitzotakis që shqiptarët “nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve, por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba”, shkruan Rama.

Drejtoria e Tatimeve ka shpjeguar mënyrën e rimbursimit në faqen e saj zyrtare.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë dokumentin që vërteton marrjen e gjobës, çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN), dhe një numër kontakti personal.

Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit