Qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali do të kenë lehtësira në konvertimin e patentë-shoferëve duke filluar nga 1 janari 2027.
Kosova dhe Italia kanë përfunduar procedurat për përditësimin e marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentë-shoferëve.
Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi të përbashkët të Ambasadës së Kosovës në Romë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Milano.
Me përditësimin e marrëveshjes, do të mundësohet konvertimi edhe i modelit të ri të patentë-shoferit të Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke lehtësuar procedurat për bashkatdhetarët që jetojnë në Itali.
Përfaqësitë diplomatike kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë angazhimin për përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e jetës së diasporës kosovare.