Lajm i mirë për Milanin, tre lojtarë mundin koronavirusin dhe do të jenë ndaj Atalantës

Lajm i mirë për Milanin, tre lojtarë…
Featured image of article: Lajm i mirë për Milanin, tre lojtarë mundin koronavirusin dhe do të jenë ndaj Atalantës

Stefano Pioli mund të buzëqeshë. Tamponët molekularë në të cilët kanë kaluar Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë dhënë në fakt rezultate negative, një shenjë që të dy kanë kaluar Covid-19 dhe mund të kthehen në dispozicion të trajnerit të Milanit për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantës.

Theo Hernandez gjithashtu do të marrë pjesë në ndeshjen kundër skuadrës nga Bergamo pasi testet kanë treguar një pozitivitet të rremë ndaj koronavirusit. Te kuqezinjtë pra, vetëm Romagnoli dhe Saelemaekers të pezulluar, Bennacer dhe Hakan Calhanoglu të dëmtuar mbeten të padisponueshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit