Lajm i mirë për punëtorët shqiptarë në Greqi, nëse keni leje qëndrimi mund të...

Lajm i mirë për punëtorët shqiptarë në…

Lajm i mirë për punëtorët sezonalë në Greqi.

Shteti helen ka vendosur të shtyjë me 90 ditë, lejen e qëndrimit për ata që shkojnë me punë sezonale.

Nga ky vendim përfitojnë edhe mijëra shqiptarë që shkojnë në Greqi, kryesisht për punë në bujqësi.

Për të përfituar këtë shtyrje, personat e interesuar duhet të dorëzojnë një kërkesë me zonën ku ndodhen, si dhe me deklaratë nga punëdhënësi për vazhdimin e kontratës, pranë organeve kopetente.

Njoftimi i plotë:

Në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit për përballimin e situatës së shkaktuar nga covid-19, bazuar në kuadrin ligjor lehtësues për rimëkëmbjen e ekonomisë të Aktit Normativ botuar në fletoren zyrtare në datën 01-05-2020 me nr A 90, kanë vendosur shtyrjen 90-ditore të lejeve të qëndrimit për punëtorët në bujqësi që kanë hyrë në vend me këtë udhëzim, konkretisht për mbledhjen e frutave dhe ullinjve.

Për të përfituar shtyrjen e lejes sezonale të qëndrimit, të interesuarit duhet të dorëzojnë kërkesë në organet kopetente të zonës ku ndodhen, shoqëruar nga një deklaratë e punëdhënësit, për vazhdim të kontratës së punësimit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit