Lajm i mirë për shqiptarët. Italia na lejon kalimin, mbyll kufirin vetëm me këto tre shtete

Lajm i mirë për shqiptarët. Italia na…

Një lajm i mirë për shqiptarët.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, teksa citon ministrin italian të Shëndetësisë, Roberto Speranza, shprehet se vendi fqinj ka futur Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në grupin e vendeve me rrezik të lartë prej pandemisë.

Ndërkohë, në këtë listë të përditësuar nuk është Shqipëria.

Kam nënshkruar rregulloren e re me të cilën Serbia, Mali i Zi dhe Kosova shtohen në listën e vendeve të rrezikshme. Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit, në ato territore kanë ndalesë hyrje dhe transiti nëpër Itali. Epidemia është në fazën e vet më të rëndë në gjithë botën, prandaj duhet kujdes maksimal që të mbrojmë gjithë këtë përparim që kemi arritur” – u shpreh ministri Speranza.

Italia duket se e ka kaluar tashmë fazën kritike nga virusi vdekjeprurës. Urdhri i ri i firmosur sot parashikon bllokimin e rrugëve të kalimit me të tria shtetet, ku nuk është e përfshirë Shqipëria.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit