Lajm i mirë! Zvicra heq nga lista e vendeve me rrezik Shqipërinë

Lajm i mirë! Zvicra heq nga lista…

Prej disa ditësh në vendin tonë numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid është në rënie e kjo ka ndikuar në vendimin e Zvicrës për listën e vendeve me rrezik. BAG ka njoftuar se Shqipëria nuk do të jetë më pjesë e listës së vendeve me rrezik përhapjen e Covid. Lista e shteteve dhe zonave me një rrezik në rritje të infektimit azhurnohet rregullisht. Nuk është më në listë që nga data 8.4.2021: Shqipëria, Franca, disa rajone në Itali, Israeli, Xhamajka dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për udhëtarët që udhëtojnë në vende të caktuara që përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit dhe janë pjesë e listës së “kuqe”, karantina 14 ditore është e detyrueshme në Zvicër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit