Lajm i trisht për artin/ COVID-19 i merr jetë skulptorit të njohur Arben Bajo

Lajm i trisht për artin/ COVID-19 i…

Një lajm i keq vjen për artin dhe kulturën këtë të diel gushti.

Skulptori i njohur, Arben Bajo, nuk e ka fituar dot betejën më sëmundjen e rëndë të koronavirusit.

Për pasojë ai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Prej ditësh, ai ishte shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta, e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale, ku shprehen se Bajo, ka humbur betejën me virusin.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”,- shkruan Arbër Kadia.

Po ashtu një mike e tij në mediat sociale, teksa ka publikuar një nga skulpturat e Bajos, jep lajmin e keq për ndarjen e tij nga jeta.

“U prefsh në paqe Arben Bajo! Unë nuk e njoh Arbenin, e mesa duket as nuk do ta njoh më. Por kam vite që ndjek në Instagram skulpturat e tij të adhuruara. Shpesh kam gjetur edhe muzën për të krijuar. Nëse hyn në skulpturat e tij kupton veçse njerëzoren, të brendshmen. Arbeni kapte elementë emocionalë që dinin të shprehnin ndjenjat njerëzore.

Portretet e skalitura janë personazhe të thjeshtë, por që lënë gjurmë tek auditori. Arti i tij duhej të vleresojej, por mbetet si gjithçka që merr vlerë pas vdekjes !… Para disa vitesh shikon foton e tim vëllai në profilin tim e më thotë se kanë qënë shokë klase. Sivjet do të bënin 50 vjeç. Por mesa duket do takohen në jetën tjetër. Të fala tim vëllai Arben ! Të qoftë dheu i lehtë! Një nga portretet qe adhuroja nga A.Bajo”,- shkruan Anila Toto.

Prej ditësh, Bajo ka qenë në luftë me COVID-19 dhe ditët e fudnit gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Dje në mëngjes, shumë miq të tij, treguan se ai ishte në gjendje kritike dhe kërkuan gjak për t’i shpëtuar jetën.

Edhe pse në pak orë u gjet gjaku i nevojshëm, skulptori është ndarë nga jeta.

Kush ishte Arben Bajo?

Bajo ka lindur në Gjirokastër në vitin 1967 dhe është diplomuar pranë Akademisë së Arteve të Tiranës në degën e skulpturës, në vitin 1992.

Pas studimeve e vazhdon karrierën e tij në Athinë, deri në vitin 2000, ka marr pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare.

Prej vitit 2006 ka jetuar në Tiranë, ku vijoi dhe jetën artistike.

Ai ka qenë dhe pedagog në Departamentin e Skulpturës pranë Universitetit të Arteve.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit