Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryetari demokrat i bashkisë

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryetari…

Një lajm i trishtë vjen për familjen dhe Partinë Demokratike. Preng Toma, ish-kryetar bashkie në siglën e PD-së në Bashkinë e Rrëshenit, mësohet se është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 63 vjeçare.

Preng Toma ka qenë njëkohësisht edhe ish-kryetar i Partisë Demokratike në këtë rreth.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i PD-së Mirditë, Mark Ruçi i cili shkruan se Toma vuante nga një sëmundje e rëndë ku po kurohej në Itali.

Reagimi i plotë

Ndahet nga jeta ish- kryetari i Partisë Demokratike MIRDITË PRENG TOMA. Pas një sëmundje të rënde shuhet parakohe në Itali, ish-drejtuesi i Degës së Partisë Demokratike Mirditë dhe ish-kryetar i Komunës Kthellë dhe Bashkisë Rrëshen z. Preng Toma, nën përkujdesjen e familjes tij, që i shërbeu deri në frymën e fundit të jetës se tij.

Preng Toma ka qenë mësues i edukimit fizik për shumë vite e njëkohësisht trajner i suksesshem i ekipit legjendë të volejbollit të Minatorit të Rrëshenit.

Shumë i votuar nga mirditorët pavarësisht bindjeve politike në ballafafaqimet elektorale në vendlindjen e tij Kthellën dhe në Rrëshen duke u mandatur si kryetar i njësive lokale respektive. Me vizion të qartë dhe me përkushtim dhe veçanërisht me një armë të fortë si askush, raportet shumë të afërta me banorët respektive, ka justifikuar tëresisht besimin, nëpërmjet ndryshimeve të rëndësishme në nivel lokal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit