‘Lajm shprese’/ Shkencëtarët krijojnë antitrupa që luftojnë koronavirusin, ja zbulimi në laborator

‘Lajm shprese’/ Shkencëtarët krijojnë antitrupa që luftojnë…

Shkencëtarët krijuan në laborator një antitrup monoklonal që mund të luftojë koronavirusin e ri. Një hap ky premtues, edhe pse ende herët për ta thënë, në përpjekjet për të gjetur trajtime dhe frenuar përhapjen e pandemisë. Sipas Bloomberg, në eksperimentin e bërë në laborator, u pa se antitrupi eksperimental neutralizonte virusin në kulturat e qelizave.

“Ndërsa është akoma herët në procesin e zhvillimit të ilaçeve, pasi kjo do kërkojë hulumtime tek kafshët fillimisht e pastaj prova tek njerëzit, thuhet se antitrupi mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e sëmundjes nga COVID-19 dhe sëmundjeve të lidhura me të në të ardhmen, vetëm ose në një kombinim me ilaçe, sipas një studimi të botuar të hënën në revisten “Nature Communications”. Gjithsesi, më shumë kërkime janë të nevojshme për të parë nëse gjetjet konfirmohen në një mjedis klinik dhe si saktësisht antitrupi mposht virusin, shkruan Berend-Jan Bosch nga Universiteti Utrecht në Holandë dhe kolegët e tij në punim”, shkruan më tej Bloomberg.

Siç bëhet e ditur, në eksperimentet e Utrecht, nuk u mposht vetëm virusi përgjegjës për Covid-19, por edhe një tjetër i pajisur me proteina të ngjashme, gjë që shkakton SARS-in.

Antitrupat monoklonalë janë proteina të krijuara në laborator që ngjasojnë me versione natyrale që trupi prodhon për të luftuar bakteret dhe viruset.

Shumë fuqishëm, ata synojnë saktësisht një vend në një virus.

“Antitrupat monoklonalë që synojnë vendet e prekshme në proteinat e sipërfaqes virale njihen gjithnjë e më shumë si një klasë premtuese e barnave kundër sëmundjeve infektive dhe kanë treguar efikasitetin terapeutik për një numër virusesh”, citohet të ketë shkruar Bosch dhe kolegët e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit