Elisa Spiropali kércénon ish-kreun i PD-së Shkodër?

Elisa Spiropali kércénon ish-kreun i PD-së Shkodër?

Një status i kthýer viral i Edip Shirokës, ish-kryetarit të Partisë Socialiste, kur Elisa Spiropali, sot ministre në kabinetin Rama, ishte aktiviste, ka sjellë një akuzë për kërcënim nga Shiroka për ministren.

Në një status në Facebook, Shiroka, kujtoi kohën kur Spiropali ishte një aktiviste e partisë dhe sipas tij, ka qenë e paveshur, e pangrënë dhe e papirë. E sipas tij, ministrja e sotme, i thoshte asaj kohe: Do kemi përsëri peshkë për darkë si në drekë”.

https://www.facebook.com/edip.shiroka/posts/10221285301433666

Ky postim, u kthye viral dhe shumë media dhe portale online zgjodhën ta raportonin, e kjo sipas Shirokës, ka bërë që vetë Spiropali ta kontaktojë.

Në një status të dytë në Facebook, ai ka postuar një “screenshot”, (fotografi e telefonit), ku shihet një telefonatë hyrëse nga numri 0694000342, që është prezantuar si Elisa Spiropali dhe e ka kércénuar.

https://www.facebook.com/edip.shiroka/posts/10221293466917798

Dosja.al verifikoi përmes aplikacionit “truecaller”, se numri i publikuar është vërtet i ministres, por redaksia distancohet nga deklarimi i Shirokës, se është kërcënuar nga ky numër telefoni.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit