OBSH: Mund të kemi 2 milionë víktíma nga Covid-19

OBSH: Mund të kemi 2 milionë víktíma…

Orgànizàta Botërore e Shëndetësisë ka paralàjmëruar nga një rritje masíve e numrit të víktímave nga pandemia e Covid-19. Në SHBA numri i të inféktuarve me Covid-19 kaloi ndërkohë në një milionësh tjetër.

Numri i dy milionë víktímave nga pandemia e Covid-19 është i papërfytyrueshëm, por „jo i pamùndur”, deklaroi, Michael Ryan drejtor i ndihmës së emergjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH në Gjenevë. Madje kjo shifër pa një bashkëpunim ndërkombëtar është „me shumë gjasa.” Sipas Ryan një rritje e re masive e inféktimeve është e mùndur. Prandaj duhet të zbatohen me rigorozitet të gjitha màsat kùndër SARS-CoV-2. Higjiena, mbàjtja e màskës, distanca, testimi, ndjékja e kontakteve, karantina.

“Atëherë kam fríkë se, …”

“Çështja që shtrohet është: Jemi të gatshëm të veprojmë së bashku multilateralisht e globalisht, që ta kontrollojmë këtë vírus në vend që ta kontrollojë fatin tonë? Nëse nuk e bëjmë këtë dhe nuk e zhvillojmë mënyrën, dimensionin dhe íntensítetin e bashkëpunimit, atëherë kam fríkë, se duhet të përgatitemi për një shifër të tillë, dhe për fat të kéq ndoshta edhe një më të lartë”, tha Ryan. Sfída kryesore si më parë është zhvillimi i një vàksine të efektshme.

Aktualisht numri i víktímave në botë që kanë hùmbur jetën nga vírusi Covid-19 po i afrohet shifrës 1 milionë. Prítet që kjo të kalohet në javën që vjen.

SHBA në krye

Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar ndërkohë më shumë se 7 milionë të infektuar, sipas Universitetit John Hopkins. Kjo është shifra absolutisht më e lartë, ndjekur nga India me 5,8 milionë raste dhe Brazili me 4,7 milionë të inféktuar. Ndërkohë në të gjithë botën janë inféktuar 32 milionë vetë, 283.000 në Gjermani. Edhe në Gjermani ka rritje të numrit të inféktimeve.

Krahasimisht pandemia e Covid-19 është zhvilluar më lehtë në Afrikë deri më tani. Që ky kontinent deri më tani i ka shpëtuar rritjes së lartë të inféktimeve mendohet, se lídhet me kushtet klimatike të tij dhe një dendësi të ulët popullsie në shumë rajone, ka bërë të ditur zyra e OBSH-së në Brazzaville. Një rol mund të luajë edhe mosha e ulët mesatare e popullsisë afrikane./DW  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit