Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 tetori hapen ambientet e brendshme

Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 tetori hapen…

Ashtu siç edhe bëri me dije kryeministri Rama, Ministrja e Shëndetësisë njofton se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbýllura.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një videomesazhi në “Facebook” ka njoftuar se nga data 1 tetor do të lejohen të hapen ambientet e mbýllura të bareve e restoranteve dhe pishinave.

“Në vijim të Paketës së Masàve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbýllura si dhe të pishinave në ambiente të mbýllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbàjtja e màskës nga stafet që shërbejnë është e detýrueshme në çdo subjekt”, bën me dije Manastirliu.

Duke théksuar se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panégociuéshëm, Manastirliu kërkoi bashképunímin e qytetarëve dhe biznesit, si dhe shton se stafi i tyre duhet të jetë i pajisur me màska dhe dorézë dhe të respektojnë të gjitha rregullat ànti-covid.

“Task-Fòrca e ínspektímit të protokolleve ànticovid, polícia e shtetit dhe polícia bashkiake do të inspéktojnë zbatímin e protokolleve duke ndërmàrrë màsat sipas legjíslacíonit në fuqí, me qëllím mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Por nëse duam që aktivitetet ekonomike të mos péngohen dhe ekonomia të ecë përpara, duhet të marrim përgjegjësinë që na takon, duke nisur nga institucionet, biznesi dhe çdo qytetar”, tha Manastirliu.

Do të vijojnë të mbeten të mbýllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji.

Në video-mesazhin e saj, Manastirliu tha se në 40 javë të epídemisë nuk janë ndàlur për asnjë çast përpjekjet e ekipeve mjekësore dhe të gjithë sistemit shëndetësor.

“Kemi siguruar mjetet e mbrojtjes personale për stafet tona mjékësore, furnizimet e nevojshme dhe medíkamente në spítalet Covid, kemi përgatitur për çdo eventualitet, dyfíshimin e kapacíteteve në shtretër duke përfshírë edhe spítalet rajonale, kemi shtuar testimet, gjùrmimin dhe kemi fuqízuar ekipet e epídemíologëve të terrenit, për të zbàtuar sa më me efikasitet strategjinë tonë të kufízimit të përhàpjes së koronavírusit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit