Lajme të mira për të gjithë ata që nisin pushimet këtë javë

Lajme të mira për të gjithë ata…

Lajme të mira për të gjithë ata që nisin pushimet këtë javë, për sa i përket motit.

Meteorologu Akil Osmani nga Meteoalb, ka qene në një lidhje direkte me studion e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora ku ka treguar si do jenë vlerat termike për ditën e sotme dhe gjatë javës.

“Vlerat termike ditën e sotme do jenë shumë të larta pasi pritet që ato të shkojnë deri në 36-37 gradë celcius përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të shkojë deri në 14-15 gradë celcius.

Pjesa më e madhe e territorit do jetë me mot të kthjellët përjashtuar skajin verior ku pritet të ketë prezencë të pakët të reshjeve të shiut.

Deri ditën e premte pritet që zonat bregdetare dhe pjesa më e madhe e vendit  të jenë në dominimin e kthjellimeve.

Në fundjavë do kemi ulje të vlerave termike deri në 34 gradë celcius.   

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit