Maxhoranca shtýn votimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Maxhoranca shtýn votimin për ndryshimet në Kodin…

Kuvendi i Shqipërisë njofton se séanca e radhës plénare do të mbahet më datë 5 tetor 2020 dhe jo më datë 1 tetor, siç ishte parashikuar më herët.

Në njoftim, Kuvendi shprehet se séanca e së enjtes do të zhvillohet të hënën në orën 10.00. Sipas njoftimit, ky ndryshim bëhet për t’ju ardhur në ndihmë palëve për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas burimeve, këta ditë prítet që të jenë ditë intensive pune.

Shtýrja e séancës bëhet që palët të njihen me draftin. Prítet që më datë 5 tetor të ketë draft të dakordësuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Njoftimi i Kuvendit:

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave lígjvënëse lídhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per séancën plénare te datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lídhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Lígjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, séanca plénare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Për procedurat e transmetimit do të keni një njoftim tjetër.

Faleminderit!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit