Lajmi i Fundit/ 4 persona humbën jetën te ‘Infektivi’, më e reja 21-vjeçare

Lajmi i Fundit/ 4 persona humbën jetën…

Katër persona mësohet se e kanë humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa kujtojmë se sot është shënuar viktima më e re në moshë.

Bëhet fjalë për një 21-vjeçare e cila nuk ia doli të fitojë betejën me virusin. Sa i përket tre viktimave të tjera, bëhet fjalë konkretisht për një një qytetare 49-vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar në spitalin ‘Infektiv’.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryera 361 teste, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 85 persona.

MSH bën me dije se janë shtuar edhe personat e shtruar në spitalin Infektiv.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit