Lajmi i Fundit/ 52 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Lajmi i Fundit/ 52 raste të reja…

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin totnë. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 52 raste të reja me koronavirus.

Ditën e djeshme, u regjistruan 33 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 45.

Po dje, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv ishte rritur numri i të shtruarve. Deri më tani në këtë spital ka 82 të shtruar ndërsa numri i rasteve aktive është 792 persona në të gjithë vendin.

Teksa sot përfundon edhe gjendja e fatkeqësisë natyrore, e vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se masat e marra do të vijojnë të mbeten në fuqi. Në një dalje për mediat, ajo theksoi se vendi ende është në betejë me epideminë.

LEXO EDHE: 

Manastirliu: Masat ndaj Covid-19, do të vijojnë të mbeten në fuqi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit