Lajmi i Fundit/ Aksidenti fatal, vajza goditi me makinë burrin me biçikletë

Lajmi i Fundit/ Aksidenti fatal, vajza goditi…

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është shënuar në autostradën Tiranë–Durrës këtë të martë. Viktimë ka mbetur B.K., 49 vjeç, banues në Sukth.

Për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, përfundoi në pranga drejtuesja e automjetit, një 30-vjeçare, e cila përplasi burrin që lëvizte me biçikletë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D., 30 vjeçe. Kjo shtetase më datë 16.06.2020, rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’”,- njoftoi policia e Durrësit./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit