Helmohen nga ushqimi 30 studentë të Akademisë së Policisë, nuk lejohen të dërgohen në spital

Helmohen nga ushqimi 30 studentë të Akademisë…

Rreth 30 studentë të kursit bazë të Akadamisë së Policisë dyshohet se janë helmosur nga ushqimi këtë të Mërkurë.

Burime kofidenciale bëjnë me dije për Fax News se vetëm 4 prej tyre (femra), janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi nuk lejohen nga stafi pjesa tjetër.

Studentët kanë reaksion në trup, ndërsa u janë shfaqur shenja. Studentët e tjerë pavarësisht shenjave dhe shqetësimeve që kanë, nuk lejohen të shkojnë në spital. Stafi iu thotë se nëse do e kishin nga ushqimi, do të ishin helmosur të 300 studentët që ndjekin këtë kurs.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit