Lajmi i Fundit/ Humb jetën minatori në minierën e Bulqizës

Lajmi i Fundit/ Humb jetën minatori në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në minierën e Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, një minator ka humbur jetën. Ende nuk dihen shkqet dhe rrethanat e ngjarjes.

A.Xh, 55 vjeç, dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10.45, është marrë informacion se është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi A. XH., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet se gjatë punës në një subjekt minerar në ‘Lug të Gjatë’, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit