Lajmi i fundit! Komiteti Teknik i Ekspertëve mblidhet në konferencë për shtyp

Lajmi i fundit! Komiteti Teknik i Ekspertëve…

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të kenë një komunikim live sot në orën 10:30, ndërsa shifrat e infektimeve nga COVID 19 rriten në mënyrë të pandalshme. Që prej muajit mars, dje është shënuar shifra rekord prej 800 infektimesh, ndërsa 2 persona humbën jetën. Gjithashtu janë shtuar dhe strimet në spital duke dhënë alarmin për autoritetet shëndetësore se politika e menaxhimit duhet të ndryshojë kurs pas një vere të çliruar krejtësisht nga masat kufizuese.

Rastet me infeksione, vdekje apo shtrime ranë në mënyrë drastike në qershor dhe korrik duke vijuar me një kurbë ngritëse në gusht.

Por a do të shtrëngohen masat kufizuese me nisjen e muajve të vjeshtës?! Komiteti Teknik do të flasë sot, ndërsa gjasat janë që të hyjmë në një sezon të ri me maska të detyrueshme apo dhe orare lëvizjeje të limituara.

Shqipëria ishte jë nga vendet e pakta në botë që hapi kufijtë gjatë verës për të gjithë turistët pa detyrimin e paraqitjes së një testi negativ COVID 19, ndërsa vetëm pak para shpërthimit të valës së re qeveria jonë krenohej me rritjen e numrit të turistëve të huaj që kishin hyrë në Shqipëri. Ekonomia dhe turizmi morën hov, por me çfarë kostoje?! Muajt që kemi para do të na tregojnë…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit