Lajmi i Fundit/ Makina aksidenton për vdekje këmbësorin në Shkodër

Lajmi i Fundit/ Makina aksidenton për vdekje…

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër. Në rrugën Shkodër-Bardhaj, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy këmbësorët. Njëri prej tyre, 28-vjeçari L.H ka humbur jetën, ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një 4-vjeçar.

Policia thotë se makina ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit