Lajmi i Fundit/ Makina përplas 6-vjeçarin tek 'Rruga e Durrësit'

Lajmi i Fundit/ Makina përplas 6-vjeçarin tek…

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur sot te ‘Rruga e Durrësit’ në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues A.A., 48 vjeç, ka përplasur të miturin 6-vjeçar identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se ky i fundit është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tij mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit