Maskat sulmojnë Drejtorinë e Patentave, si u zbulua vjedhja e kasafortës

Maskat sulmojnë Drejtorinë e Patentave, si u…

Vidhen gjatë natës zyrat e Drejtorisë së Patentave në Kashar. Nga raportimet e para mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kasafortën.

Vjedhja është konstatuar nga sanitarja e cila ka bërë sinjalizimin. Dyshimet janë se vjedhja është kryer nga të paktën dy persona.

Ende nuk dihet se çfarë ka pasur në kasafortë, nëse ka pasur ose jo shumë parash, por policia ka nisur hetimet.

Nga verifikimet e para mësohet se një nga kasafortat është hapur brenda ambienteve të Drejtorisë së Patentave, ku është marrë gjithçka që është gjetur, ndërsa kasafortën tjetër e kanë marrë të pahapur.

Autorët janë larguar me një automjet. Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, ndërkohë që nuk dihet ende e saktë çfarë ka pasur brenda kasafortave.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit