Lajmi i Fundit/ Motori përplaset me makinën, prangoset drejtuesi i “Honday-t”

Lajmi i Fundit/ Motori përplaset me makinën,…

Policia e Durrësit ka arrestuar dy drejtues mjetesh pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Sipas burimeve zyrtare, në pranga është vënë shtetasi A. D., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar motorin tip “Honday” pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, është përplasur me mjetin tip “Iveko”.

Gjithashtu pas hekurave ka përfunduar dhe shtetasi E. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin “Audi” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit