Lajmi i Fundit/ Ndërron jetë nga koronavirusi një 82-vjeçare te Infektivi

Lajmi i Fundit/ Ndërron jetë nga koronavirusi…

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri. Një 82-vjeçare ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv, pasi ndodhej e shtruar aty.

E moshuara ishte në intubim. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera. 82-vjeçarja ndodhej te Hematologjia në QSUT, aty ku mendohet se u infektua me koronavirus.

Pasi rezultoi pozitive, e moshuara u shtrua te Spitali infektiv. Mendohet se mjekët ose infermierët te Hematologjia e kanë infektuar 82-vjeçaren.

Ka shkuar në 38 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit