Lajmi i Fundit/ Plagosi të riun me armë zjarri, arrestohet autori

Lajmi i Fundit/ Plagosi të riun me…

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri një ditë më parë në Delvinë. Kujtojmë se dje, mbeti i plagosur me armë gjahu 21-vjeçari L.K., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Pas arrestimi të E.M., 22 vjeç, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut.

Njoftimi i Policisë:

Delvinë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.

Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit