LAJMI I FUNDIT/Shënohen edhe 5 raste të reja pozitive me Covid-19 në Gjirokastër

LAJMI I FUNDIT/Shënohen edhe 5 raste të…

Janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas burimeve dyshohet se disa prej tyre janë punonjës të institucioneve publike, por kanë marrë urdhër të mos flasin.

Më herët u konfirmua edhe një 32-vjeçar në qytetin e Prrenjasit. I riu punonte në një kompleks në dalje të qytetit. Nuk dihet ende saktësisht se si është infektuar ndërsa janë dezinfektuar të gjithë ambientet të cilat janë frekuentuar nga ai.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik në një status në Facebook ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri tjetri si dhe duke u kujdesur për higjienën personale./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit