Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, shoferi i shpëton 11 plumbave

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë…

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mëngjes në Shkodër. Mësohet se persona ende të pa identifikuar të cilët udhëtonin me motor, kanë qëlluar ndaj një personi të identifikuar si Alban Luka, i cili ndodhej në automjetin e tij.

Fatmirësisht, ngjarja është pa pasoja. 50-vjeçari Alban Luka i ka shpëtuar 11 plumbave të derdhur ndaj tij në momentin kur ndodhej në automjet. Mësohet se Luka ka deklaruar para autoriteteve se nuk ka patur konflikte të mëparshme. 

Burime për mediat, raportojnë se 50-vjeçari po udhëtonte me automjetin e kushëririt të tij, të cilin e kishte marë për të mbarur disa punë. Nuk dihet nëse Luka ka qenë shenjestër e ndonjë atentati, apo autorët kanë patur tjetër objektiv, duke qenë se automjeti nuk ishte i 50-vjeçarit Alban Luka./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit