Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë…

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në kryeqytet në vazhdën e një konflikti. Nga të shtënat, nuk ka të lënduar konfirmuan këtë të shtunë burime zyrtare nga policia. Të njëjtat burime saktësojnë se në pranga përfundoi 20-vjeçari me iniciale A.G..

20-vjeçari raportohet se ka qëlluar me armë gjahu ndaj automjetit të kushërinjve të tij. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh.

“I riu, pas një konflikti për motive të dobëta me dy kushërinjtë e tij E. D. dhe A. D., në një lokal, ka shkuar menjëherë në banesën e tij dhe ka marrë një armë gjahu të cilën e posedonte me leje gjyshi i tij dhe ka qëlluar në drejtim të mjetit të parkuar të A.D.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit çifte dygrykëshe, 2 automjete, 2 armë të ftohta dhe 1 sasi fishekësh”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit