Lajmi i Fundit/ Tentoi të vendoste eksploziv në Vlorë, arrestohet autori dhe porositësi

Lajmi i Fundit/ Tentoi të vendoste eksploziv…

Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona që një ditë më parë tentuan të vënë tritol në banesën e Adhurim Demirit. Ndërsa mundën të bënin parandalimin e shpërthimit të lëndës plasëse, policia e Vlorës arrestoi Marlen Gutiçin 34 vjec dhe Bexhet Alliaj 50 vjeç. Të dy të arrestuarit janë me precedentë penale pasi janë të dënuar për “Prodhim shitje të lëndëve narkotike”.

Gutiçi, më datë 14.06.2020, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së Adhurim Demirit por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.

Hetimet çuan në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e porositësit, konkretisht Bexhet Alliaj 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre dy personave, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla kokaine dhe heroine, një pistoletë, 2 kallëpe tritoli të montuar gati për shpërthim dhe 1 automjet të vjedhur në Greqi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sekuestrohen armë zjarri, masa me lënde plasëse të montuara për shpërthim, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë dhe targa automjetesh të vjedhura.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, në të gjithë qytetin e Vlorës janë shtuar patrullimet nga agjentët e Policisë Kriminale. Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim të personave të dyshuar për vendosje eksplozivi dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë shtetasi M. G., 34 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, më datë 14.06.2020, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, ka tentuar të vendosë një sasi lënde plasëse në oborrin e banesës së shtetasit A. D., por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u parandalua shpërthimi i lëndës eksplozive, pasi autori u kap në flagrancë në momentin që po vendoste lëndën eksplozive.

Falë punës profesionale dhe hetimore u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje, duke çuar në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit B. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një bazë materialesh, të listuara si më poshtë:
1 armë zjarri e llojit revolver me dy fishekë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, 3 automjete (njëri rezulton i vjedhur në shtetin grek), 3 aparate celularë, targa të vjedhura, biçikletë etj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit