Kombëtarja e Argjentinës zgjat kontratën me Lionel Scaloni

Kombëtarja e Argjentinës zgjat kontratën me Lionel…

Do t’i rinovohet kontrata deri në Botërorin e 2026.

Kampionia e Kupës së Botës, Argjentina ka zgjatur kontratën e trajnerit Lionel Scaloni deri pas Kupës së Botës 2026.

TyC Sports shkruan se 44-vjeçari argjentinas luan me Argjentinën që nga viti 2017. Ai fillimisht ishte asistent i Jorge Sampaolit. Pas largimit të Sampaoli në vitin 2018, Scaloni mori drejtimin e kombëtares. Nën udhëheqjen e tij, Argjentina fitoi Kupën e Amerikës 2021 dhe Kupën e Botës 2022.

Rinovimi do të bëhet zyrtar në ditët e para të muajt mars dhe trajneri do të jetë ai që do të drejtojë ekipin që në ndeshjet miqësore të muajit të ardhshëm.

Vendimi i Skalonit për të vazhduar, besohet se mund të shtyjë edhe Lionel Mesin që të qëndrojë më gjatë në radhët e përfaqësueses, ndoshta pikërisht deri në Botërorin 2026.

Kujtojmë se Argjentina nuk e kishte fituar Kupën e Botës që nga viti 1986.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit