“Lajthit” Babani| Kyebashkiaku i Vaut të Dejës i jep miliona lekë firmave për punë të pakryera

“Lajthit” Babani| Kyebashkiaku i Vaut të Dejës…

Taksat e shqiptarëve prej disa vitesh po fluturojnë sa në një PPP, te tjetra. Punët që shteti nuk i kryen dot, që nga shtrimi i një rruge e deri të ndërtimi i një spitali, i bën privati po me lekët e shtetit e ca më tepër. Të kritikuara edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian, sërish PPP-të nuk kanë të ndalur me zhvatjen e shqiptarëve.

Së fundmi një tjetër skandal është konstatuar në në bashkinë e Vaut të Dejës, ku Mark  Babani, u jep para kompanive për punime  të pakryera. Këtë radhë bëhet fjalë për rikonstruksionin e rrugës Vilë në Njësinë Administrative Temal, ku me firmën e tij kryebashkiaku  Mark Babani,  merr në dorëzim punime të cilat figurojnë vetëm në letër pasi pas verifikimit në terren është bërë vetëm një pjesë e vogël e punimeve për rikonstruksion e rrugës, ndryshe nga sa pretendohet në urdhër shpenzimet.

Ndërtuesi në kontratën e lidhur me Bashinë e  Vau Dejës parashikon një seri punimesh  nga  gërmime dheu me eskavator me zinxhir e deri tek punime betoni, punime hekuri apo  vendosje pusetash e tubacione. Sipas Ora News,  në projekt janë ndryshuar zërat e punimeve duke e hequr betonin, hekurin, tubacionet dhe pustetat, e kjo pasqyrohet në preventive e punimeve.

Punimet në këtë segment rrugorë, janë prokuruar në vlerën,  5 milionë e 183 mijë lek, por dukshëm duket se investimi është shumë i ulët. Rruga Vilë, në njësinë Administrative Temal është në një zonë të thellë, dhe nuk kuptohet rëndësia e këtij investimi duke shtuar këtu faktin se në aty nuk ka asnjë banesë. Pyetja qëndron në faktin, në qoftë se bashkia Vau Dejes, hap tendera për punime të cilat janë larg syrit të njerëzve,  e kjo  rrit mundësinë për abuzime me fonde publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit