"Lajthitje politike", Saliu: Shumica foli, pakica e kryetarit nuk kërcënon dot askënd!

“Lajthitje politike”, Saliu: Shumica foli, pakica e…

 Gëzim SALIU

Në një përpjekje mjerane për të mbajtur karrigen e kryetarit dhe postet në parti, Lulzim Basha dhe idhtarët e tij që rudhen nga dita në ditë, kanë kërcënuar sot hapur anëtarët demokratë me përjashtim nga partia.

Një lajthitje politike, kur mendon se ata që kërcënohen janë vetë partia. Pasi PD nuk është as Lulzim Basha e as Gazmend Bardhi. Madje PD nuk është as Sali Berisha! PD është anëtarësia, është baza e saj, ata janë palca e partisë. Ndaj dhe kërcënimi sot i Bashës ndaj tyre se kushdo që do marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit do të përjashtohet nga partia është nul dhe njëkohësisht jolegjitim.

Lulzim Basha nuk ka as të drejtën morale e as atë ligjore sa i përket regullave të statutit, t’u kërkojë demokratëve që mos marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit, i cili po thirret gërmë për gërmë sic shkruhet në ligjin e partisë. Basha e pati mundësine  tij për të thirrurr Kuvendin dhe e humbi.

Madje pohoi publikisht se nuk do kishte asnjë Kuvend. Më pas kur pa se mbështetja për doktorin ishte më e madhe nga se ai priste, foli për problemin e firmave. Ndërsa një ditë më pas mblodhi Kryesinë jo legjitime duke vendosur një anti-Kuvend në datë 18 dhjetor.

Ndërkohë sot në mbledhjen me krerët e degëve, Basha ka bërë hapin fatal për karrierën e tij, e cila megjihëse parashikonte largimin e tij të pritshëm nga partia, linte mundësi për një bahskëpunim të palëve përtej mërive pas 11 dhjetorit. Por Basha sot kërcënoi anëtarët e partisë me përjashtim! Pra thënë shkurt, Basha sot kërcënoi PD-në!

Shumica në PD ka folur prej kohësh. Statuti përcaktonte ¼ e firmave, pra gjithsej 1800 të tilla ë delegatëve të Kuvendit, ndërsa Berisha dorëzoi në selinë e PD-së 4200 të tilla. Në këto kushte Basha dhë ata që e ndjekin janë aktualisht pakica në PD. As nuk mund të kërcënojnë kënd e aq më pak të përjashtojnë anëtarët e partisë.

E megjithatë askush nuk duhet ta marrë kaq seriozisht kërcënimin e Bashës.

Është i njejti që është betuar në 2017-ën se nuk do kishte zgjedhje me Ramën kryeministër dhe përfundoi në marrëveshje me të në 17 Maj.

Është i njejti që premtoi se Famtir Xhafaj dhe Gramoz Ruçi do të merrnin postte përkatëse vetëm nëse kalonin mbi trupin e tij, por të dy socialistët gëzuan pushtet sic ata deshën.

Është i njejti që tha se zgjedhjet vendore të 30 Qershorit nuk do të mbaheshin, dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodhi me to. La demokratët si asnjëherë më parë në 30 vite pa asnjë pushtet, as qendror e as lokal.

Ndaj edhe këtë herë mos e merrni kaq seriozisht!

Është po ai, Lulzim Basha i kërcënimeve akute me rezultate boshe!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit