Lakuriqtë e natës mund të sjellin një variant të ri të Covid-19 në Britaninë e Madhe

Lakuriqtë e natës mund të sjellin një…

Një coronavirus i ri është zbuluar në lakuriqët e natës në Britani të Madhe për herë të parë nga një studente e vitit të fundit në ekologji në Universitetin e Anglisë Lindore (UEA).

Sipas mediave britanike, Ivana Murphy, 22 e gjeti virusin pasi kishte mbledhur jashtëqitjet nga lakuriqët e natës në Gloucestershire.

Siç thuhet më tej, virusi i ri, RhGH01, nuk mund të infektojë njerëzit në formën e tij aktuale, por ekziston rreziku i “prekjes” nëse një njeri me Covid-19 do të vihej në kontakt me një lakuriq nate që mbart versionin tjetër të virusit.Pas kësaj virusi mund të jetë në gjendje të pësojë mutacion dhe të infektojë njerëzit.

Në studim, tregojnë mediat britanike, 53 lakuriq nate u kapën në tre pjesë të Mbretërisë së Bashkuar; Gloucestershire, Somerset dhe Monmouthshire.

Jashtëqitjet e tyre u mblodhën në çanta sterile, pas së cilës lakuriqët e natës u lanë të lirë.

Në këtë drejtim, Ivana Murphy kishte veshur pajisje të plota mbrojtëse personale për të shmangur prekjen nga ata dhe ishte testuar rregullisht për Covid-19.

Këto mostra u kontrolluan më pas në laboratorin e Shëndetit Publik të Anglisë në Porton Doën, afër Salisbury, ku u kuptua se një nga lakuriqët e natës mund të ekzistonte një variant i ri i virusit në jashtëqitjet e tij.

Në këtë drejtim, një raport është botuar nga Universitetin e Anglisë Lindore (UEA), Zoological Society of London (ZSL) dhe Public Health England.

Në raport shkruan: ‘Parandalimi i transmetimit të Sars-CoV-2 tek lakuriqët e natës është thelbësor me fushatën aktuale globale të vaksinimit masiv kundër këtij virusi’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit