Lali Leku "hap zemrën" dhe lëshon firmën, fushën e sportit e kthen në kullë 11 katëshe

Lali Leku “hap zemrën” dhe lëshon firmën,…

Kryetari I Bashkisë së Tiranës ka treguar edhe këtë herë zemërgjerësinë e tij.  Së fundmi, ai nëpërmjet një firme të vetme ka vendosur të shkatërrojë fushën e sportit pranë Fakultetit të Inxhinerisë.

Sipas dokumentit, në këtë hapësirë do të “zënë vend” disa pallate 11-katëshe.  Pasi u kujdes që qendra e Tiranës të mos ketë vend të “marrë frymë” tashmë radha si duket po i vjen sipërfaqes ku ushtrohen të rinjtë.

“Virusi” i pushtimit të hapësirave të gjelbra tashmë po prek dhe fushat sportive. Kompleksi ndodhet pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe aktualisht ka 8920 m2 hapësirë ku të rinjtë mund të luajnë apo të ushtrojnë aktivitete fizike.

Kryetari I bashkisë,  ka vendosur që në të të vendosen kulla deri në 11 kate. Në total janë 24 mijë e 700 m2 ndërtim. Ndërsa kati i parë do të jetë 2245 m2.

Referuar projektit, pas pak muajsh këtu do të ketë vetëm 2300 m2 sipërfaqe të gjelbërt pasi do të shndërrohet e gjitha në beton e tulla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit