Lali Leku i jep 16 Milionë Lekë PIRROS (argjendarisë Rilindase) për minikulla Sahati dhe çelësa qyteti

Lali Leku i jep 16 Milionë Lekë…

S’kanë fund qokat e Lali Erit për klientët e bashkisë, e besnikët e Rilindjes. I radhës ka qenë as më shumë e as më pak Spiro Ruço, biznesmeni që ka në zotërim Argjendari Pirron. Tenderi i hapur nga Bashkia Tiranë është dhënë thuajse me 100% të vlerës së Fondit Limit për 16 MLN Lekë pa TVS. Kjo procedurë tenderim është shënuar me REDFLAG për “ Mungesë Konkurrence” pasi biznesmeni është shpallur fitues si konkurrent i vetëm në garë.

Ky tender i hapur nga Veliaj, ka në thelb të tij sigurimin e mallit nga PIRRO që konsiston në minikulla sahati, medaljone mirënjohjeje aspo çelësa të qytetit të Tiranës për show-et e kryebashkiakut i cili edhe pas 2 mandatesh në këtë post nuk i ka siguruar Tiranës drita dhe ujë 24/h.

Rezulton se biznesmeni i argjendarisë, është një prej miqve më të ngushtë të deputetit të PS, Fadil Nasufit të Beratit. Ai e ka falënderuar atë personalisht në një post ku edhe ka pozuar me biznesmenin.

Rezulton se PIRRO është gostitur nga pushteti lokal i vendit me 76 MLN Lekë PA TVSH. Ku tenderat më të shpeshtë i ka marrë nga Bashkia Tiranë, Berat dhe ajo e Korçës. Disa nga objektet e tenderave që ka fituar PIRRO janë për blerje suveniresh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit