Lali Leku i jep të preferuarit të tij AGI KONS, 176 milionë për ndriçimin e Rrugës së Durrësit

Lali Leku i jep të preferuarit të…

Lali Leku i Bashkisë Tiranë nëpërmjet institucioneve në varësi direkte të tij, nuk ka lënë pa gostitur një ndër të preferuarit më të mëdhenj të tij përsa i përket tenderave publikë. Bëhet fjalë për firmën AGI KONS në pronësi “de facto” të Gentian Sulës. Kësaj rradhe Erion Veliaj i ka dhënë AGI KONS rreth 176 milionë lekë të vjetra me TVSH nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.

Objekti i tenderit është “Rehabilitimi i ndriçimit rrugor, Rruga e Durrësit”. AGI KONS është shpallur fitues pas skualifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë. Vihet re gjithashtu se vlera fituese është me një diferencë mjaft të vogël krahasuar me vlerën e fondit limit, më konkretisht është sa 80.6% e tij. Duket se edhe ky tender nuk është asgjë më shumë sesa “qoka” e rradhës e Lali Lekut ndaj AGI KONS.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit