Lali Leku “lan në ar” ALBTELECOM që ka lidhje me vëllain e tij, i jep 800 milionë lekë tender për shërbime

Lali Leku “lan në ar” ALBTELECOM që…

Erion Veliaj i njohur ndryshe edhe si Lali Leku, ka “larë në ar” kompaninë telefonike ALBTELECOM. Mirëpo nëse nuk e dini, me këtë kompani ka lidhje vëllai i tij, Arbër Veliaj. Ky i fundit zotëron kompaninë Gogel.Al, kompani reklamash e cila ka si klient të sajin edhe ALBTELECOM. Kompania e vëllait të Veliajt ka pësuar rritje të konsiderueshme të ardhurash që pas vitit 2013, kohë në të cilën Rilindja erdhi në pushtet.

Erion Veliaj e ka bërë këtë “shpërblim” ndaj vëllait të tij nëpërmjet një tenderi që mban numrin e referencës REF-83549-12-31-2020 dhe që ka si objekt “Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data 2021-2023”.

Lali Leku nëpërmjet Bashkisë Tiranë i ka dhënë plot 800 milionë lekë të vjetra me TVSH kësaj kompanie telefonike për shërbime për një periudhë 3-vjeçare. Shikohet se në tender kanë marrë pjesë vetëm dy kompani nga të cilat fituese është shpallur kompania ALBTELECOM.

Fondi limit i këtij tenderi ka qenë 74,941,999 lekë të reja pa TVSH, në një kohë që vlera fituese është 66.997.636 lekë të reja pa TVSH. E shprehur në përqindje, vlera e ofruar nga ALBTELECOM është sa 89.39% e fondit limit, një fakt ky që të bën të dyshosh se fituesi ka qenë i paracaktuar me kohë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit