Lali Lekut i ikën “tepeleku”, tender abuziv 900 milionësh për të lidhur internetin

Lali Lekut i ikën “tepeleku”, tender abuziv…

Erion Veliaj, i njohur gjërësisht në popull si lali Leku, duket se nuk e ka harruar stilin e tij të preferuar. E kemi fjalën për abuzimet galoponte me tenderat që jep Bashkia Tiranë. Vetëm pak ditë më parë, përkatësisht në datë 05 janar 2021, lali Leku ka hapur një tender për të pajisur me internet zyrat e tij dhe të institucioneve që ka në varësi. Kjo është një kërkesë mjaft normale për një institucion, nëse gjithçka shkon në të mirë të punës dhe të kursimit të parave publike. Por jo në rastin konkret.

Lali Leku planifikon të harxhojë plot 900 milionë lekë të vjetra për shërbime interneti për një periudhë 2-vjeçare. Nëse lexon të dhënat e tenderit shikon që kërkesat teknike dhe shpejtësia e internetit janë kërkuar në nivele shumë të larta, deri të frikshme, përtej normalitetit të një lidhje normale për zyrat e shtetit. Është qartësisht e kuptueshme se kërkesat e tilla teknike si dhe sasia e kërkuar, janë përdorur artificialisht për të rritur shifrën e fondit limit e për ta dërguar në shifrat e pabesueshme prej 900 milionë lekësh. Ndërsa neve, e vetmja gjë që na mbetet është të presim kompaninë “fatlume” që do të shpallet fituese dhe do të “kullufisë” gjithë këto para.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit