
Kompania e makinave luksoze “Lamborghini” ka ardhur me një risi të re në treg për klientët e saj besnikë, duke lançuar “Reef Al Aranico”, një karrocë bebesh me prodhim të kufizuar.
Karroca luksoze është prodhuar në bashkëpunim me kompaninë “Silver Cross”. Vetëm 500 copë do të prodhohen nga ky model, dhe secila prej tyre do të ketë një çmim 5 500 dollarë.
Kompania ka ndarë detaje përbërëse të karrocës, e cila është një hibrid i detajeve të performancës së lartë dhe inxhinjerisë precize, duke mishëruar luksin e firmës.
Dizajni i saj përmban linja dinamike dhe një siluetë këndore, teksa materialet e përdorura përfshijnë kamoshin me performancë të lartë dhe detaje prej lëkure italiane, duke ofruar një prekje luksi në çdo aspekt.
Karrocat e bebeve do të shiten ekskluzivisht në Harrods në Mbretërinë e Bashkuar, por porosi mund të bëhen dhe nga interneti.
Do ta blinit një karrocë të tillë për të voglin tuaj?