
Futbollisti 17-vjeçar Lamine Yamal dhe e dashura e tij, influencerja e njohur në TikTok, Alex Pedilla, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dashurore. Çifti, që u bë i njohur ndërkombëtarisht gjatë finaleve të Kampionatit Evropian 2024, ka tërhequr vëmendjen e publikut me ndarjen e tyre të papritur.
Në momentin e fitores së ekipit spanjoll, Yamal dhe Pedilla festuan së bashku në fushë, duke shpërndarë foto në rrjetet sociale që shfaqnin dashurinë e tyre. Megjithatë, kohët e fundit, Pedilla është parë në një situatë komprometuese, e ulur në prehrin e një djali tjetër, gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale. Kur miqtë e saj kthyen kamerën drejt tyre, ajo tentoi ta largonte menjëherë, duke bërtitur.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime për një tradhti ndaj futbollistit të talentuar. Shumë komentues kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre ndaj Alex Pedilla. Një tjetër tregues i ndarjes së tyre është fakti që çifti nuk ndiqen më në Instagram, një sinjal i qartë për ndjekësit e tyre se lidhja e tyre ka marrë fund!