Lamtumira e fundit për Gerin, 36-vjeçarin që u hodh nga kati i pestë në Allias

Lamtumira e fundit për Gerin, 36-vjeçarin që…

Mëngjesin e së martës, zona e Alliasit në Tiranë u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 36-vjeçari Gerald Sefa humbi jetën pasi u vetëhodh nga kati i pestë i një pallati.

Por një ditë më pas, vëmendja u zhvendos te lamtumira e fundit për Gerin. Shokët e tij zgjodhën ta përcjellin në mënyrën më simbolike për të: me motorët, një prej pasioneve që ai kishte dashur më shumë në jetë.

Kolona e motorëve dhe miqtë që e shoqëruan në momentet e fundit sollën një tjetër pamje të dhimbshme të kësaj ngjarjeje, duke treguar lidhjen që Geri kishte me shoqërinë dhe pasionin e tij për motorët.

Në njoftimin paraprak, Policia e Tiranës e raportoi ngjarjen si vetëvrasje. Megjithatë, pas publikimit të lajmit në JOQ Albania, në redaksi mbërritën dëshmi dhe pretendime nga familjarë e miq të 36-vjeçarit, të cilët ngritën akuza ndaj familjes së ish-bashkëjetueses së tij, duke pretenduar se situata e krijuar rreth Gerit kishte ndikuar në aktin fatal.

Në vijim të hetimeve, policia arrestoi babain e ish-bashkëjetueses së 36-vjeçarit, nën dyshimin se ka pasur përgjegjësi në ngjarjen që i parapriu vdekjes së Gerit.

Tashmë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat, miqtë e tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit. Një përcjellje me motorë, pikërisht me atë pasion që e shoqëroi Gerin në jetë, por këtë herë në një rrugë që askush prej tyre nuk do të donte ta bënte.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit