
Edhe pse dikur betohej se do të largohej nga muzika, Fero duket se ka ndërruar mendje ose ndoshta e ka prekur dhe atë si shumë të tjerë ”kriza ekonomike” dhe i është rikthyer mikrofonit.
Reperi, që shpesh i gjen temat e këngëve në jetën e tij personale, kësaj here ka zgjedhur të shfryjë përmes vargjeve mbi dramën e tij familjare.
Në një fragment të publikuar në Instagram, ai ankohet se nuk e ka parë vajzën prej tetë muajsh dhe, me një referencë të drejtpërdrejtë, i çon “të fala” motrës së presidentes Vjosa Osmani e cila, rastësisht, është edhe avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.
Një rikthim artistik i sinqertë apo thjesht një strategji për të qëndruar në qendër të vëmendjes?