“Lamtumirë, ëngjëlli i mamit”, nëna e Joanit përlot me fjalët për djalin 20-vjeçar që i vranë

“Lamtumirë, ëngjëlli i mamit”, nëna e Joanit…

Vetëm dy ditë pas tragjedisë që tronditi Korçën, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko ka ndarë një mesazh prekës për të birin, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në një moshë fare të re.

Me dhimbjen e humbjes së të birit, Ornela Zuko ka bërë të ditur edhe detajet e ceremonisë së lamtumirës së fundit. Familja ka vendosur që Joani të përcillet për në banesën e fundit më 11 gusht, në orën 12:00.

Përmes fjalëve të ndjera, nëna e 20-vjeçarit e përshkruan të birin si dashurinë e saj më të madhe dhe pjesën më të çmuar të zemrës së saj.

Joani u vra pasditen e 8 gushtit në Korçë, në një ngjarje të rëndë ku autor ishte miku i tij, Kristjan Sterjo.

Humbja e parakohshme e 20-vjeçarit ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa kujtimi i tij pritet të mbetet gjatë në zemrat e tyre.

Ornela Zuko, nëna e Joan Zuko:

Me zemrën e copëtuar dhe me dhimbjen më të madhe që mund të mbajë shpirti i një nëne, ne pamundesi per t ju pergjigjur te gjitheve ju njoftojmë se më 11 gusht, në orën 12:00, do t’i japim lamtumirën e fundit birit tim të vogël, dritës së syve të mamit.

Biri im, ti do të mbetesh përjetësisht fryma ime, dashuria ime më e madhe dhe pjesa më e shtrenjtë e zemrës sime.

Mami nuk do të të harrojë kurrë dhe do të të mbajë brenda shpirtit deri në frymën e fundit.

U prehsh në paqe, engjëlli i mamit!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit